• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Gori tronditet kur zbulon planin e hallës, ja ç’do ndodhë nesër

Anika i kërkon Shivait gjysmën e pasurisë së tij e cila i takon me ligj. Shivai nxehet dhe e nxjerr Anikën nga shtëpia. Pasi i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit të dy shpëthejnë në lot. Shivai shkon në dhomën e tij dhe nga nervat thyen pasqyrën. Ai lëndon dorën. Anika shkon tek shtëpia e mikeshës së saj. Një vajzë sheh lajmin e ndarjes së Shivait dhe gëzohet. Në mëngjes në shtëpinë Oberoi diskutohet për Anikën dhe Shivain. Pinki thotë se është e lumtur që shpëtuan nga Anika ndërsa Xhanvi mbron Anikën. Gjyshja është e shqetësuar për Shivain pasi ai nuk del nga dhoma dhe nuk ka ngrënë ushqim. Shivai del nga dhoma dhe shtiret si i lumtur para të gjithëve. Om dhe Rudra i kujtojnë Shivait Anikën. Ai thotë se Anika është e shkuara e tij. Rudra e çon Bavjan në një vend të vetmuar. Ai jep Bavjas një ilaç dhe asaj fillojnë t’i merren mendtë. Rudra i bën Bavjas një shaka duke u shtirur si Sultani. Miqtë e Rudrës surprizojnë Bavjan. Shoku i Rudrës e njeh Bavjan dhe i kujtohet që e ka parë me uniform policie. Gori sheh hallën duke hapur një gropë në baçe. Halla merr një rrënjë bime dhe thotë se do i hyjë në punë kundër Omit. Gori e kupton që halla do i bëjë diçka Omit. Gori paralajmëron Omin por ai nuk e dëgjon./revistawho.com