• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Fëmija i fut në telashe vëllezërit Oberoi, ja ç’do ndodhë nesër

Gori dhe Bavja bëhen kurioze çfarë po fshehin djemtë. Ato trokasin në derën e tyre dhe i pyesin. Om u thotë se Shivai nuk ndihet mirë. Anika merakoset për Shivain. Shivai i thotë se është më mirë dhe mbyll derën. Anika e kupton që diçka po ndodh. Om mendon ta fshehin beben derisa të zbulojnë e kujt është. Djemtë dyshojnë tek njëri-tjetri. Shivai vendos ta zbulojnë duke bërë testin e ADN-së. Texh e bind Xhanvin që nuk ka lidhje jashtëmartesore. Pinki vendos ta vërtetojë që Texh po gënjen. Fëmija fillon të qajë. Shivai kërkon në internet si të pushojë fëmijën së qari. Om dhe Rudra kërcejnë dhe fëmija qetësohet. Vajzat shohin Omin dhe Rudrën duke kërcyer dhe habiten. Rudra u thotë vajzave se janë shumë të lumtur prandaj po kërcejnë. Ato insistojnë të mësojnë çfarë po ndodh. Rudra i thotë se është sekret mes vëllezërve dhe ja mbyll derën. Mamaja e Gorit vjen në shtëpinë Oberoi. Gori gëzohet. Mamaja e saj kërkon të takojë Omin. Djemtë përpiqen të veshin fëmijën. Ragni është e dëshpëruar që Shivai nuk po i kushton vëmendje. Samari i thotë Ragnit se Shivai nuk e do por ajo i thotë se do e fitojë me çdo kusht. Ragni i kërkon Samarit t’i gjuajë që Oberoit të mendojnë se jeta e saj është në rrezik. Samar i thotë se nuk mund ta lëndojë. Ragni e detyron. Vajzat bëhen kurioze pasi djemtë janë mbyllur në dhomë që në mëngjes. Ato mendojnë se do e zbulojnë kur Shivai, Om dhe Rudra të dalin nga dhoma për të ngrënë darkën. Xhanvi i thotë shërbëtoreve se djemtë do e hanë darkën në dhomë./revistawho.com