• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Çulbul pi helm për t’i shpëtuar jetën Omit, ja ç’do ndodhë nesër

Kali Takur nuk arrin ta shohë Gorin. Xhanvi fsheh Gorin që Om most a shohë ndërsa halla i tërheq vëmendjen. Texh i fton të gjithë në një festë që ka organizuar pasi ka bërë një marrëveshje të rëndësishme. Zvetlana mendon që ajo dhe Om të shpallin datën e martesës në atë festë. Texh i thotë të presë se mbase vendimi i saj do ndryshojë. Gori sheh fotografinë e Omit të djegur dhe mendon se kush mund ta ketë bërë. Ajo vendos ta zbulojë. Halla i thotë Xhanvit se varësen duhet t’ja japë Gorit pasi ajo është nusja dhe jo Zvetlana. Gori i kërkon Xhanvit mos t’ja japë varësen. Xhanvi i thotë hallës se nuk e beson Gorin. Halla thotë se do e vënë në provë Gorin për të parë sa e sinqertë është. Gori vishet si Çulbul dhe shkon tek Om. Ai gëzohet kur e sheh dhe e përqafon. Çulbul i thotë se u largua pasi kishte disa punë dhe më pas e gënjën se po ndiqte një vajzë. Om i kërkon Çulbulit mos ta lërë më vetëm. Ai i thotë se duhet ta zbulojnë sekretin e Zvetlanës sepse janë shumë vonë. Çulbul shkon t’i bëjë mëngjesin Omit. Ajo i thotë shërbëtorit t’i çojë lëngun Omit. Texh i thotë Çulbulit se sot do vijë miku i tij dhe i kërkon të kujdeset për të. Çulbul shkon në kuzhinë dhe sheh shërbëtorin duke hedhur diçka në lëngun e Omit. Ajo sheh një mi që ngordh pasi pi helmin. Çulbul vrapon për tek Om. Shërbëtori ja bën me shenjë hallës. Çulbul ja merr gotën me lëng Omit dhe i thotë se do bëjë një tjetër. Om nuk pranon dhe nis ta pijë por Çulbul ja merr nga dora dhe e pi vetë./revistawho.com