• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika sheh videon intime të Shivait dhe Ragnit, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai fut një merimangë në tualet teksa Rudra bën dush. Rudra frikësohet dhe bërtet për ndihmë. Bavja shkon të ndihmojë Rudrën dhe i kërkon të hapë derën. Rudra nuk mund të lëvizë nga frika. Bavja e hap derën me forcë. Ajo qesh kur sheh se Rudra është frikësuar nga një merimangë. Bavja largon merimangën dhe Rudra i kërkon peshqirin. Bavja bie mbi Rudrën. Ata kujtojnë çastet romantike me njëri-tjetrin. Rudra i tregon Shivait se merimanga ishte shumë e madhe dhe bën sikur nuk kishte frikë. Om e gjen Gorin duke u veshur në dhomë. Ai ndihmon Gorin me fustanin teksa ajo kujton momentet me të. Çiftet kalojnë kohë me njëri-tjetrin në kuzhinë. Texh i thotë Xhanvit se do shkojë në Deli. Pinki dyshon tek Texh. Ajo ndjek Texhin dhe e sheh duke u përqafuar me Zvetlanën. Shivai dhe vëllezërit marrin një video ku Shivai shfaqet në momente intime me Ragnin. Shivai sheh videon dhe hedh telefonin me nerva. Anika merr telefonin dhe sheh videon intime. Ragni thotë se Sidart po e kërcënon me këtë video. Anika bëhet dyshuese ndaj Ragnit dhe i thotë ta zgjidhë vetë këtë çështje pa Shivain. Rudra thotë se video është montazh. Bavja telefonon inspektorin dhe i kërkon dorëheqjen. Shivai vendos të thërrasë policinë. Ragni frikësohet dhe mundohet ta ndalojë. Ajo i kërkon Shivait të qëndrojë në shtëpinë Oberoi edhe një natë. Shivai nuk pranon dhe i thotë se do dërgojë rojet e sigurisë në shtëpinë e saj /revistawho.com