• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika kërkon ndihmën e Tias, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai është i vendosur të kalojë natën e parë me Anikën dhe ja bën të ditur asaj. Anika bëhet me turp dhe largohet. Pinki pyet Anikën çfarë plani ka sepse i kanë mbetur vetëm dy ditë për t’u larguar. Anika është në pozitë shumë të vështirë dhe nuk di si të veprojë. Anika i thotë Pinkit mos t’i tregojë gjë Shivait sepse do bëjë siç thotë ajo. Pinki shkon të takojë Kaminin. Kamini i thotë Pinkit se ja ka errësuar sytë urrejtja për Anikën dhe nuk mund ta shohë sa i lumtur është Shivai me të. Pinki nuk i merr parasysh fjalët e Kaminit dhe largohet. Xhanvi i thotë Priankës se nuk mund ta bëjnë ritualin pasi nuk e ka bashkëshortin. Shivai sjell Ranvirin dhe i habit të gjithë. Shivai pranon martesën e tyre dhe thotë se Ranvir është bashkëshorti i Priankës. Shivai u tregon se Ranviri ka ndryshuar. Ai i ka dërguar Ranvirit një çek me 20 krorë vetëm që të ndahet nga Prianka por Ranviri nuk ka pranuar dhe ka thënë se e dashuron Priankën. Xhanvi pranon t’i japin një shans Ranvirit. Prianka falenderon Ranvirin dhe e përqafon. Anika kërkon ndihmën e Tias. Om dhe Gori shkojnë në dhomën e hallës për të mësuar nga vjen zëri i foshnjës. Ata mësojnë se halla ka regjistruar zërin e Ratanit. Një qiri bie dhe sendet marrin flakë. Om mundohet të shuajë flakët. Halla tmerrohet kur sheh se kujtimet e Ratanit janë djegur. Ajo kërkon ta lënë vetëm. Om dhe Gori ndihen në faj. Në fakt e gjitha ishte plan i hallës për ta bërë Omin të ndihet fajtor. Rudra dhe Bavja nisen për në Mumbai por i prishet makina rrugës. Ata ndalohen nga disa persona. Rudra u thotë mos ta prekin Bavjan sepse është gruaja e tij. Ai i jep makinën dhe telefonin. Ata kërkojnë unazën e Bavjas por ajo nuk ja jep pasi e ka kujtim nga e ëma. Personat i drejtojnë pistoletën Rudrës. Rudra zihet me ta. Ai i thotë Bavjas se nuk ka për të lënë t’i ndodhë gjë. Bavja kujton momentet mes tyre./revistawho.com