• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika kap Shivain me femër tjetër, ja ç’do ndodhë këtë javë

Gjyshja i kërkon Shivait të jetojë jetën e Anikës për një ditë. Shivai detyrohet të ndryshojë pamjen dhe të jetojë në lagjen e vjetër të Anikës me shumë pak para në xhep. Shivai dhe Anika kalojnë momente romantike edhe pse gjenden në mes të kushte të vështira. Om dhe Gori shkojnë të marrin statujën por mësojnë se atë e ka marrë rivali i gjyshit të Omit. Ai i kërkon Omit të ndeshen për ta fituar statujën. Shivai dhe Anika mësojnë se lagja e varfër ku jeton Anika do prishet pasi do ndërtohen pallate. Shivai fsheh identitetin e tij dhe kërkon që ky projekt të mos bëhet. Gori përgatit Omin për ndeshjen me rivalin e gjyshit. Ata afrohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. Shivai dhe Anika e fitojnë sfidën e gjyshes dhe kthehen në shtëpi. Om e humb ndeshjen me rivalin. Gori nuk dorëzohet dhe e sfidon. Ajo përdor truket që i ka mësuar Bavja dhe ndeshet me të. Om e fiton ndeshjen. Rudra mban një festë dhe fton miqtë. Anika dhe Bavja i kapin Shivain dhe Rudrën duke kërcyer me vajza të tjera. Texh padashje i tregon të gjithë planin e tij Zvetlanës duke menduar se ajo është Xhanvi. Shivai sfidon Anikën që t’i shprehë dashurinë derisa ceremonia e martesës të mbarojë. Omkarën e rrëmbejnë. /revistawho.com