• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika i jep një shans të fundit Shivait, ja ç’do ndodhë nesër

Sidart tregon se Ragni i prishi martesën dhe se ajo ka prishur edhe dy martesa të tjera. Ai zbulon se Ragni ka qenë e shtruar në çmendinë sepse ka probleme mendore. Të gjithë tronditen. Ragni i lutet Shivait ta besojë se ajo ka ndryshuar dhe se e do vërtet atë. Shivai përzë Ragnin. Ajo sheh nga Pinki dhe Vikram por ata nuk e ndihmojnë. Ragni largohet. Gjyshja i thotë Shivait ta pranojë se vetëm Anika është vajza e duhur për të. Pinki i kujton gjyshes se Shivai dhe Anika janë divorcuar dhe se ajo po martohet me Vikramin. Gori tregon se Anika ka emrin e Shivait të shkruar në dorën e saj. Pinki i bërtet Anikës. Gjyshja qorton Pinkin për sjelljen e saj. Shivai i jep fund ritualit. Rudra dhe Bavja detyrohen të bëjnë ritualet e fshatit ku po qëndrojnë të cilat konsistojnë në lojëra të ndryshme. Rudra dhe Bavja e fitojnë lojën. Sultan uron Bavjan dhe i jep para. Ajo habitet që Sultan nuk e njohu dhe e kupton që diçka fshihet pas kësaj. Rudra dhe Bavja vendosin ta zbulojnë. Shivai shkon të flasë me Anikën dhe të dy grinden për çështjen e Ragnit. Shivai i kujton Anikës fjalët që ajo i tha në ritualin e kënasë. Anika e pranon se vendimi i saj ishte i gabuar. Ajo i kërkon Shivait t’i japin një tjetër shans lidhjes së tyre dhe i jep afat deri në orën 11 për një përgjigje përfundimtare. Anika i tregon Gorit se nuk e mendonte kurrë se do dashuronte dikë por Shivai u bë arsyeja e jetës së saj. Gori këshillon Anikën t’i tregojë të vërtetën Shivait. Anika i thotë se e vetmja shpresë për të është që Shivai të ndalojë martesën. Rudra e fut Bavjan në telashe pasi hedh distinktivin e saj jashtë dritares. Pinki i jep veshje dhe bizhuteri Anikës dhe i thotë se i ka dhuratë nga Shivai. Anika habitet. Om kritikon Pinkin që e gënjeu Anikën. Anika shpreson që Shivai ta ndalojë martesën./revistawho.com