• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me bikini dhe mjaft tërheqëse, Roza Lati tregon si po shkon dita e 16-të e karantinimit për të

Roza Lati ka treguar me anë të postimit të fundit në rrjetet sociale se si po shkojnë ditët e karantinimit për të. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa foto mjaft tërheqëse ku shfaqet me bikini së bashku me kafshët e saj në krevatin e dhomës së gjumit.

“Dita 16 e karantinës. Doli dielli nga ora 12:00 deri në 14:00. Ne gocat e shtëpisë morëm rreze. Roza dhe Çaça Budalaça”, ka shkruar Lati krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Fansat kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke theksuar se Roza duket mjaft bukur dhe në formë.

Moderatorja ka ndarë gjithmonë me ndjekësit e saj momentet më pikante dhe ka treguar se i dedikon një kohë shumë të madhe qenushave të saj, për të cilët tregon kujdesin maksimal./revistawho.com