• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Me bekimin e Sarah Jessica Parker, tutat janë trendi i ri që vishet me taka

Tutat e ngushta në fund e të lirshme lart janë kthyer në trend që prej fillimit të pandemisë për rehatinë që ofrojnë dhe faktin se puna në shtëpi i ka bërë të gjithë të shkojnë drejt tyre.

Prej javësh kemi edhe konfirmimin e personazheve publikë për këtë çështje. Nga Kylie Jenner tek modelet më të njohura, të gjitha po veshin tuta, e po i kombinojnë me taka. Ama është një person që bën diferencën dhe që kur vjen puna tek moda dhe eleganca, kombinimet i kanë peshë.

Nuk mund të jetë tjetër veç Sarah Jessica Parker. Javët e fundit, ikona e modës është fotografuar gjithandej me tuta, të cilat i kombinon me taka. Ajo ka dhe një veçanti që do doni ta kopjoni. I ngreh deri në gjunjë ose kyçe duke ju dhënë njëfarë delikatese.

Pranvera 2021 do një palë tuta me ngjyra në dollap, ose disa palë… dhe taka…kaq/revistawho.com