• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Me bariste apo avokate, ja cilët janë disa nga të famshmit që janë martuar me njerëz të thjeshtë

Jemi mësuar të shohim aktorë apo këngëtarë të martuar me njerëz po ashtu të famshëm megjithatë ndodh edhe që një personazh të takojë një ditë një djalë apo një vajzë të thjeshtë dhe të bjerë në dashuri, të martohet e të jetojë me të. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre.

Matt Damon u martua me një bariste

Në 2003-shin, aktori i “Good Will Hunting” dhe “Bourne”,  Matt Damon takoi Luciana Barroso në një bar në Miami ndërkohë që luante komedinë “Stuck on You”. Barroso punonte si bariste. Damon e kishin marrë zvarrë shokët atje, nga sheshi i xhirimit. Fituesi i Oscar-it tani ka katër vajza me Barroso-n dhe çifti  është i martuar që në vitin 2005. Në një shkrim për The Guardian, Damon ka thënë, “Gruaja ime është shpirti im binjak. Nuk mund të jetoj pa të”. Dhe gjatë një daljeje në ekran, ka thënë “Unë kapa jackpotin me gruan time.”

Clooney, kaloi shumë kohë me modele dhe u martua me një avokate me trupin e tyre.

George Clooney, shumë i dashur nga femra të famshme e të thjeshta bashkë, beqar joshës për vite me radhe, zgjodhi të martohej pikërisht me një avokate Amal Alamuddin.

Aktorja e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” Marcia Cross e bëri vetë hapin e parë me atë që është sot bashkëshorti Tom Mahoney. Aktorja e vuri re Mahoney, një aksioner burse, në një dyqan lulesh në Los Angeles në 2004 dhe i dha numrin nëpërmjet pronarit të dyqanit. Pas dy vitesh, ata të dy u martuan. Kur është pyetur nga revista People për regjimin e saj të bukurisë, Cross ka thënë që i shoqi ishte produkti i saj më i mirë. “Unë mendoj që bukuria vjen nga të qenit e lumtur dhe me njerëzit që duam dhe në këtë rast dashuria e tij më bën të bukur”.

Patrick Dempsey u martua me parukieren. Ajo ende i pret flokët.

Aktori i “Grey’s Anatomy” , e takoi bashkëshorten  e ardhshme Jillian Fink kur la një takim në sallonin e saj. Parukieria nuk e besonte që ai ishte Dempsey i vërtetë derisa ai hyri në derë. Ata të dy u tërhoqën menjëherë nga njëri tjetri, sipas Dempsey, por pritën tre vjet sa të dilnin bashkë sepse secili ishte i përfshirë në një marrëdhënie. Dempsey ende lë takime të rregullta me të shoqen në sallonin e saj. “Është si një takim për ne sepse mund të flasim dhe nuk kemi tre fëmijët rrotull”.

Eric Bana u martua me një publiciste që takoi në Australi. Rebeça Gleeson ishte publiciste e një rrjeti televiziv australian kur u filloi të dilte me aktorin e “Star Trek” dhe “Munich” Eric Bana. U takuan në vitin 1995 dhe u martuan dy vjet më vonë. Bana i propozoi në një udhëtim që ai e kishte fituar si çmim për titullin “Bachelor of the Year”, “Beqari i vitit” në Cleo Magazine. Me siguri pas kësaj nuk mund të shpresonte një çmim të tillë! Prej vitesh, çifti që ka dy fëmijë, e bëjnë njëri tjetrin të qeshë me lot, si ka thënë vetë Hektori i Trojës.

Jeff Bridges u martua me një kameriere

Në një intervistë në Reader’s Digest, mbajtësi i një trofeu Oscar, Jeff Bridges kujtoi takimin e parë dhe romancën me Susan Geston  që e kishte takuar ndërkohë që ajo punonte si kameriere dhe asistente seti në filmin “Rancho Deluxe” ku luante Bridge. “M’u desh një ditë sa të gjeja çastin t’i thosha për të dalë bashkë. Dhe ajo më tha jo.” Sigurisht raporti i tyre përfundoi mirë, por Bridges ka thenë që ai e dinte që javën e parë që kishte rënë në dashuri dhe që  Geston do bëhej gruaja e tij.

Julia Roberts luajti një film me Brad Pitt por zgjodhi kameramanin në vend të tij.

Ndërkohë që punonte për filmin “The Mexican” me Brad Pitt, Julia Roberts takoi dhe u dashurua më pas me Danny Moder. Kishte vetëm një problem që ai ishte i martuar, ndërsa ajo dilte me aktorin Benjamin Bratt. Megjithatë, ata të dy u martuan në vitin 2002 pasi divorci i Moder u finalizua. Ata kanë tre fëmijë bashkë tani. Gjatë premierës së filmit “Mirror, Mirror,” Roberts u tha gazetarëve që arsyeja pse dukej e re ishte bashkëshorti. “Është thjesht lumturia dhe dashuria e një njeriu të mirë” ka thënë Roberts. “Kjo mendoj që të mban të re. Unë e kam gjetur princin tim të kaltër, jam në rregull”.