• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Më afër nga sa e kishim menduar, Justin dhe Hailey dasmë në shkurt

Pavarësisht se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin konfirmuan martesën e tyre në festën e ‘Ditës së Falenderimeve’, burime të shumta thanë se ata po planifikojnë ende një dasmë të madhe me gjithë miqtë dhe familjarët. Duket se dita e dasmës është afër më shumë nga ç’e kishim menduar. Disa burime të çiftit kanë treguar për ‘Page Six’ se Justin dhe Hailey do të martohen në një ceremoni të madhe në 28 shkurt. Ata nuk e kanë treguar akoma vendin se ku do të mbahet ceremonia, megjithatë gjithçka është gati. Sipas të njëjtave burime thuhet se është menduar i gjithë dekori i dasmës, balerinët që do të marrin pjesë po bëjnë provat gjenerale dhe Tay James, DJ i Bieber, do të mbajë gjallë atmosferën. Justin dhe Hailey janë martuar zyrtarisht në shtator të 2018, por ata e mbajtën të fshehtë deri në nëntor, kur zbuluan gjithçka nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale. /revistawho.com