• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Me 5 hapa të thjeshtë, shenjat e akneve nuk do jenë më problem për t’u mbuluar

Grimi është një pjesë shumë e rëndesishme e të dukurit bukur tek femrat. Por ka ditë në të cilat gjërat nuk duan të shkojnë mirë. Një akne apo një shenjë në fytyrë mjafton për të prishur gjithë qejfin e ditës, por ka disa truke të vogla të cilat mund t’u ndihmojnë shumë për tu dukur bukur duke fshehur shenjat në fytyrë.

Përdorni një zbutës, ose krem përpara grimit që të jetë i mirë. Duhet që ky produkt të ketë aftësinë që të ruajë grimin dhe të ndihmojë në përhapjen e tij.

‘Concealer’ është çelësi. Përdoreni për të mbuluar aknet, por mos e përhapni në të gjithë fytyrën dhe do shihni ndryshimin.

Kur zgjdhni fondatinën, në përditshmëri aplikoni gjithmonë atë që nuk është e rënduar në ngjyrë dhe shkëlqim. Diçka e lehtë është perfekte në përditshmëri.

Kur zgjidhni një highlighter shkoni tek ata që janë në formë të lëngshme dhe zgjidhni ngjyra të lehta për t’i aplikuar në mollëza.

Zgjidhni një furçë të butë për ta përhapur pudrën. Në këtë mënyrë do mbulohen të gjitha shenjat e akneve./revistawho.com