• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mc Kresha së shpejti baba për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës

Mbrëmjen e djeshme Mc Kresha kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me Erzina Shehun. Fansat e reperit u njohën me partneren e tij përmes videove të dasmës të publikuara nga miqtë e tyre.

Erzina zgjodhi që në dasmën e saj të vishej me një fustan të bardhë të thjeshtë, i cili i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

Kjo gjë ngriti dyshime se partnerja e Kreshës është shtatzënë dhe prandaj ata e bënë dasmën kaq shpejt. Siç duket dyshimet janë të vërteta, pasi “Prive.al” e ka konfirmuar këtë lajm përmes burimeve të çiftit. “Po, Erzina është rreth muajit të katërt të shtatzënisë”, kanë treguar burimet për “Prive.al”. Gjithashtu ata kanë zbuluar se Mc Kresha dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze. Siç duket reperi tashmë po jeton momentet më të lumtura, edhe pse deri më tani ai nuk ka preferuar të tregojë asgjë publikisht. /revistawho.com