• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mc Kresha dhe Fjoralba Ponari drejt një bashkëpunimi? Reperi përgjigjet kështu

Disa muaj më parë, moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari pohoi gjatë programit ‘E diell’ se shumë shpejt do t’i përkushtohej muzikës dhe se do të ishte në menaxhimin e reperit të njohur, Mc Kresha.

Ditën e sotme artisti ka qenë në një lidhje direkte në programin e së dielës në ekranin e ‘Top Channel’, aty ku dhe ku ka zbuluar disa detaje të tjera rreth karrierës artistike të Ponarit.
“Unë nuk besoj që Fjoralbës do t`i mjaftonte vetëm një këngë. Arti është më shumë se një këngë dhe Fjoralba besoj që është e përgatitur për të realizuar me shumë sesa një të tillë”, pohoi Mc Kresha në lidhjen direkte.
Ndër të tjera artisti zbuloi se në album, Fjoralba do të ketë disa bashkëpunime, ku njëri prej tyre do të jetë dhe Mc Kresha./revistawho.com