• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Mbyllja e klubeve të natës/ VIP-at që u revoltuan kundër vendimit të qeverisë

Vendimi i fundit i qeverisë që ndalon hapjen e klubeve të natës, lounge bareve dhe muzikën pas orës 20:00, ka shkaktuar reagime të shumta nga artistë dhe jo vetëm. Përmes deklaratave në emisione, intervista apo në rrjete sociale, ata kanë bërë thirrje që qeveria të gjejë një tjetër zgjidhje. Ndërkohë nuk kanë munguar as protestat. Më poshtë ju sjellim disa nga reagimet e VIP-ave të cilët shprehet të revoltuar me këtë vendim.

Devis Xherahu: Ky vend me këtë masë që mori, ne po na zbon. Unë nuk dua të largohem nga vendi im, do jem i fundit, si ai kapiteni i anijes. Por me këtë gjë që po bëhet ne nuk kemi mundësi tjetër.Unë kam bërë një menaxhi të mirë të të ardhurave të mia dhe nga Greqia dhe nga këtu. Shqipëria nuk ka këngëtarë të pasur, ne nuk jemi as Micheal Jackson apo Celine Dion që të rrijmë edhe 100 vjet pa punuar.

Dj Sardi: Ky ishte një vendim besoj se deri diku i gabuar. Në fillim është i pa menduar mirë, sepse në qoftë se kjo është për grumbullimet e natës po themi, këto grumbullime bëhen dhe ditën tani. Që kjo ka filluar që në këtë moment, mua më ka telefonuar për të vazhduar party dhe nga natën bëhet ditën dhe do të ketë përsëri grumbullime.Menaxhimi shtetëror për këtë situatë, nuk është thjesht të heqësh muzikën në orën tetë dhe mbaroi çdo gjë. Ka shumë forma të ndryshme për ta menaxhuar situatën, në një lokal që është 500 veta mund të lejohen 250 veta dhe puna të vazhdojë.

Anxhela Peristeri: E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë.

Rovena Dilo: Mua ajo që s’më pëlqen është që gjithmonë në raste të tilla, është goditur sektori i artit dhe muzikës. Ndërkohë që sektori i artit dhe muzikës është sektori më vital. Pra, ku të marrim masa? Kë të kufizojmë? Muzikën, “live-n”, grumbullimin e muzikës dhe të artit. Aktivitetet masive mund të zgjidhen, të lejohen aktivitete më të reduktuara, siç kemi bërë me mundime të mëdha.

Ndërkohë Elton Deda, Flor Binaj dhe Xhemi Shehu kanë përdorur ironi me këtë vendim.

Elton Deda: Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare.

Flor Binaj: Sipas një studimi të Universitetit të Surrelington në Tirinois të Maçaçuets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universiteti gjet tek një këngë një notë Do dhe një notë Sol pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë Mi-së, La-së dhe Re-së, ndërkohë Fa-ja dhe Si-ja kanë dalë negative në test

Xhemi Shehu: Po dëgjoi Corona muzikë live mbas orës 20:00 të mbyti, sidomos nëse je duke pirë e nuk je në restorant.