Mbretëresha e Jordanisë, Rania ka pritur sot në një takim zyrtar, Presidentin Bujar Nishani dhe zonjën e parë, Odeta Nishani. Rania e njohur si një nga mbretëreshat më me stil dhe klas në botë, është takuar edhe me zonjën Nishani. Të dyja zonja duken shumë shik dhe elegante të veshura me të zeza.
Përveç sharmit që e karaterizon mbretëresha Rania, njihet edhe për bamirësitë e shumta, por edhe për zgjidhjet që di tu japë problemeve sociale, atyre që kanë të bëjnë me mjedisin si dhe kauzat femerore. Rania është nënë e katër fëmijëve dhe duket në formë të shkëlqyer.