Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer ishin vetëm 5 vjeç kur halla e tyre humbi jetën në aksidentin tragjik, por ende e mbajnë mend lidhjen speciale që ajo kishte me fëmijët. Dy motrat janë shfaqur në numrin e marsit të revistës ‘Tatler’, ku kanë rrëfyer se kanë jetur në Afrikë dhe deri vonë nuk e kuptonin sa rëndësi kishte Diana për botën. Lady Eliza dhe Amelia kanë rrëfyer se ajo kishte një lidhje të veçantë me fëmijët dhe i kuptonte pa asnjë mundim.
Mbesat e Princeshë Dianës ndaluan të tregonin një episod me të. “Ishim në plazh me hallën. Për ne mund të kishte qenë e tmerrshme sepse na u afruan fotografët dhe po na rrethonin, por Diana e ktheu çdo gjë në një lojë dhe nuk na la të kuptonim çfarë po ndodhte. Ishte e mrekullueshme mënyra si ajo na mbrojti”, u shprehën ato.
Asokohe nuk e kishin idenë se çfarë ndodhte, kanë kujtuar Eliza dhe Amelia./revistawho.com