Pas festës që mblodhi të gjithë kastin e aktorëve të “Fate të kryqëzuara”, këtë të premte, aktori i njohur Erkan Petekkaya, është shtruar me urgjencë në një spital në Stamboll. Shkak janë bërë dhimbjet e forta nga gurët në veshka. Edhe pse po trajtohej prej pak kohësh me mjekime, dhimbjet janë përsëritur, ndaj Xhihani ka përfunduar në spital. Lajmi është publikuar nga e përditshmja turke Hurriyet, e cila shkruan se aktori i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente në spitalin Medistate Kavacık, në Stamboll. Sipas revistës, gjithҫka ka shkuar mirë, por Petekkaya duhet të qëndrojë edhe për disa ditë nën kujdesin e mjekëve.
Pak muaj më parë, Erkan është shkëputur për pak kohë nga xhirimet e “Fate të kryqëzuara”, pasi mori disa trajtime për të eliminuar gurët, por me sa duket, ndërhyrja ka qenë e pashmnagshme, sepse gurët ishin zmadhuar./ Class