• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mbahet mbrëmja gala e “amfAR”, personazhet e njohur shqiptarë marrin pjesë në event

Ditën e djeshme në Milano është mbajtur mbrëmja gala e “amfAR”, në të cilën fokusi kryesor qëndron në mbledhjen e donacioneve për kauzën që ata përfaqësojnë. Në event të tillë mblidhen personazhe të njohur nga gjithë bota dhe nuk kanë munguar as VIP-at shqiptarë. Të pranishëm në këtë event kanë qenë Amarda Toska e Ermal Mamaqi dhe Aurela Hoxha. Ami dhe Ermali ishin të ftuar nga Rolando Leka, shqiptari i cili një vit më parë i habiti të gjithë me blerjen e tij të shtrenjtë në “amfAR”. Duke qenë se në një event të tillë i kushtohet shumë rëndësi paraqitjes së jashtme, personazhet shqiptarë ishin kujdesur për çdo detaj të ‘look-ut’ të tyre. Ami kishte veshur një fustan të gjatë elegant, ndërsa Aurela Hoxha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një fustan të fryrë në ngjyrë rozë.

Ndër emrat e njohur me famë ndërkombëtare të pranishëm në event ishte dhe Rita Ora, e cila ishte e ftuar speciale për të dhuruar një performancë. /revistawho.com