Mafiozi fillon të dyshojë tek Aliu dhe vë në kërkim djemtë e tij për të zbuluar më shumë. Ali arrin të gjejë një informacion të vlefshëm nga banda. Nazan nuk e duron dot faktin që Serkan vazhdon ta dashurojë Xhemrenë dhe i bën presion Tunës që t’i ndajë ata. Tuna arrin të mërzisë Serkanin duke i treguar se Xhemre po humbet një mundësi shumë të mirë për faj të tij. Maxhide i kërkon fëmijë Ezhderit dhe gjithashtu të martohen bashkë. Zehra dëgjon fshehtas bisedën mes tyre. Ajo bën skandal dhe i tregon Kaderit çfarë dëgjoi. Ezhder nuk i pranon akuzat. Selin vazhdon t’i kërkojë Songylit dhe Gynejit të zhvendosen nga shtëpia e tyre e cila ngadalë po prishet.