• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Matt Damon: 'Sa më pak të dinë për ty , aq më i mirë je si aktor'

Matt Damon u sugjeron aktorëve dhe aktoreve të mbajnë sekrete seksualitetin e tyre, duke thënë “se jeni aktorë më të mirë sa më pak të dinë njerëzit për ju”.

44-vjeçari Damon ka thën për “The Guardian”: “Nëse jeni i drejtë apo homoseksual, njerëzit nuk duhet të dinë asgjë për seksualitetin tuaj pasi është një nga misteret që duhet ta luani shumë mirë”.

Ai shton se megjithatë është e vështirë për aktorët të mos jenë publikë në Hollivud. Damon, i cili fitoi çmimin Oscar për “Best Original Screenplay” më 1998, bashkë me Ben Affleck, për filmin “Good Will Hunting”, kujton gjithashtu edhe thashethemet për një lidhje mes tyre “thjesht sepse dy djem shkruajtën një skenar së bashku”. Ai thotë se thashethemet e vendosën çiftin “në një pozitë të pazakontë për tu përgjigjur , pasi ata nuk dëshironin ta quanin këtë një formë sëmundjeje.

Matt-Damon-in-a-wetsuit-l-009

matt damon