• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Martohet ish-banorja e “Big Brother”, dalin pamjet e Mimozës nuse (FOTO)

Të gjithë me siguri e mbajnë mend Mimoza Krasniqin, ish-banoren e edicionit të dytë të “Big Brother”. Ajo ishte mjaft e re në moshë kur mori pjesë në “reality show” dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj të jashtme. Mimoza i ka dhënë fund beqarisë së fundmi, duke u kurorëzuar në martesë me një djalë mjaft simpatik, i cili quhet Raphaēl Walter. Pamjet i ka ndarë vetë ajo nëpërmjet profilit të saj të “Instagram-it”, ku duket e veshur nuse. Ajo ka zgjedhur mos të jetë një nuse tradicionale, por ka veshur një fustan mjaft klasik dhe martesa e tyre i ka ngjasuar atyre të filmave.