Pas Baris Arduç dhe Songul Oden, një tjetër aktor i njohur turk është kurorëzuar në martesë. Bëhet fjalë për aktorin Tuan Tunali i cili ka luajtur në serialin “Një puthje në errësirë” dhe gjithashtu në serialin “Molla e ndaluar”. Aktori është kurorëzuar në martesë me modelen ruse Yana Mazanova. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale ku ka publikuar fotot nga albumi i martesës. Në foto Tuan dhe Yana shfaqen të veshur nuse e dhëndër teksa pozojnë të dashuruar në shi. Çifti mori urime të shumta nga kolegët e fansat.
Kujtojmë që kjo është martesa e dytë e aktorit Tuan Tunali. Në vitin 2014 ai u kurorëzua në martesë me aktoren Hazal Filiz Kuçukkose, por çifti u ndanë më pas. Tashmë duket se Tuan ka gjetur dashurinë e vërtetë tek modelja ruse./revistawho.com