• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Martesë në horizont? Eros Grezda i propozon Oriola Marashit, modelja nis provat me fustanet

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ata duken gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po shijojnë çdo moment. Madje sipas “Panorama Plus”, sulmuesi i ka bërë propozimin për martesë modeles, e cila ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë. Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci, ndërsa së fundmi Grezda ka postuar në “Instagram” foto me Oriolën, teksa shiheshin të përqafuar. Kujtojmë se Oriola dhe Erosi u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.