• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Martesa me Fatmën, Alfio rrëfen: Vitin tjetër kemi dasmë

­

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit dhe ‘showbiz-it’, që së fundmi kanë pritur në familjen e tyre, anëtarin më të ri, Noah-n.

Pak muaj më parë në intervistën e saj për “Lart e Poshtë”, Fatma u shpreh se kanë dëshirë të bëjnë një dasmë, por diçka konkrete nuk kishin vendosur akoma. Mirëpo, gjërat duket se kanë ndryshuar për dyshen e njohur.

I ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, përballë gazetarit Andi Vrapi, Alfio Rrotani ka treguar se shumë shpejt do të ketë një dasmë.

Sipas Alfios, vitin tjetër çifti ka menduar një ceremoni modeste, ku do të jenë nën shoqërinë e familjarëve, miqve dhe sigurisht, Noah-s së vogël. Detaje të tjera janë akoma herët për t’u treguar, kështuqë mbetet veç të presim deri vitin tjetër./revistawho.com