Hueyda El Saied ka qenë shumë e përfolur këto ditë për shkak të ndarjes me bashkëshortin, por jo vetëm. Një foto e postuar nga ajo i ka konfuzuar të gjithë. Ajo shihej përkrah Albi Nakos dhe dy mikeshave, e pyeste se si dukeshin dy deshmitaret e dasmës së tyre. Të gjithë nxituan të mendojnë se mes Albit dhe Hueydës diçka kishte lindur. Këtë rrëmujë e ka sqaruar po ajo me një status në ‘Facebook’. “Të nderuar miq gazetarë të shtypit rozë, ju lutem qetësohuni ! Unë e di që ju e doni fort Albin si dhe vdisni të kërceni Napolonin apo Pogonishten. Ju siguroj që kur të martohet do të jem dëshmimtarja e dasmës së shokut tim të ngushtë e do të kërcej e këndoj pareshtur… Fundjavë të këndshme!”-u shpreh El Saied, duke u dhënë fund thashethemeve.