Marsela Çibukaj feston ditëlindjen ditën e sotme dhe urimin më të bukur ja ka bërë vetes. Më shumë sesa urim, këto pak fjalë që këngëtarja i ka dedikuar vetes duken si një bisedë e ëmbël me veten për t’i thënë: Të Dua.
E veshur me një fustan në ngjyrë blu me motive lulesh, e qeshur, Marsela shkruan: “Asgjë s’do t’i ndryshoja kësaj bukuroshes këtu. I është dasht shumë punë, grindje dhe paqe me veten, ëndrra dhe këmbëngulje, besnikëri dhe dashuri për të qenë ajo që është sot. 21 Mars Gëzuar ditëlindjen vetja ime”.
https://www.instagram.com/p/CbXeFcVIYv2/?utm_source=ig_web_copy_link
Me këtë urim ajo hijezoi edhe dedikimin e ëmbël të partnerit të saj, por mori edhe shumë urime të tjera në postimin në fjalë nga fansa dhe kolegë. Gjithashtu Marsela na kujtoi se sapo kemi hyrë në sezonin e Dashit.