• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Marsela Çibukaj nderohet me një titull të rëndësishëm, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Marsela Çibukaj është vlerësuar gjithmonë nga publiku për shpirtin e saj artistik dhe mbi të gjitha thjeshtësinë që e ka ruajtur ndër vite. Për këtë gjë dhe mbi të gjitha për vlerat që ka përcjellë tek publiku ajo është nderuar me një titull mjaft të rëndësishëm. Ditën e sotme Marsela ka marrë titullin “Ambasadore e Paqes” nga “The Universal Peace Federation” që mbështet punën e Kombeve të Bashkuara në fushat e ndërtimit të paqes ndërfetare, edukimit për paqen, forcimin e martesës dhe familjes. Në mbarë botën kjo federatë shpërndan titujt e “Ambasadorëve për Paqe” dhe për Shqipërinë është përzgjedhur Marsela. Këngëtarja është shprehur mjaft e lumtur për këtë fakt dhe që është nderuar para 2000 të rinjve. “‘The Universal Peace Federation’ dhe fondatori i tij Z.Sun Myung Moon, në kuadër të ‘Southeast Europe Peace Summit’ sot përpara 2000 të rinjve të ardhur nga e gjithë bota më dha titullin ‘Ambasadore e Paqes’ për vlerat morale dhe artistike që gjatë këtyre 8 viteve në Shqipëri kam përcjellë dhe promovuar tek publiku nëpërmjet muzikës. Shumë mirënjohëse dhe e lumtur”, ka shkruar Marsela në një postim në ‘Instagram’.

Nuk ndodh shpesh që artistët të marrin tituj të njohur ndërkombëtarisht, ndaj Marsela duhet të ndihet vërtetë e nderuar dhe me fat për këtë gjë. /revistawho.com