• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Marrëdhënie perfekte, aktori i njohur uron ish-bashkëshorten dhe bën gjestin e veçantë

Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij kanë marrrëdhënien më të mirë mes personazheve të divorcuar në ‘Hollywood’. Ata bashkëpunojnë në rritjen e tre fëmijëve të tyre, pa konflikte dhe problematika duke dhënë kështu shembullin më të mirë të mundshëm.

Së fundmi me rastin e ditës së nënave, Ben Affleck ka uruar nënën e tij dhe ish-bashkëshorten me fjalët më të ëmbla. Krahas dedikimit ai zbuloi se do bëjë donacione për dy organizata bamirësie që kanë në qendër femrat. Sigurisht ky vendim nuk kaloi pa u komentuar dhe u prit me shumë pozitivitet nga publiku.

Ben është shfaqur më në formë se kurrë së fundmi pas daljes nga rehabilitimi dhe zgjidhjes së problemeve me varësinë ndaj alkoolit. /revistawho.com