Izmir Smajlaj, kampioni i ri i Europës në kërcim së larti ka qenë i ftuar në emisionin ”Lart e Poshtë”, ku ndër të tjera ka folur për suksesin e tij dhe synimin për ta mbrojtur titullin kampion gjatë këtij viti.
Smajlaj gjithashtu ka rrëfyer se e ka lënë disa herë sportin për shkak të pagesës minimaliste dhe se për të në Shqipëri u kujtuan vetëm pasi ai u shpall kampion.
Lidhur me jetën e tij private kampioni ka treguar se e fejuara e tij është xheloze, edhe pse ajo nuk e pranon një gjë të tillë.
“Ajo është shumë xheloze edhe pse nuk e pranon. Kjo vjen si rrjedhojë e qëndrimeve të mia jashtë vendit. Unë i them të të pres biletën dhe hajde”- ka shtuar Izmiri.