Marina Fara, vajza seksi e këngëtares së njohur Eli Fara, në një intervistë për gazetën “Panorama” ka zbuluar piën e fortë për të qenë tërheqëse dhe me famë pa nevojën e ekranit. Ajo është një juriste bukuroshe, e njohur për protagonizmin në rrjete sociale. E pyetur se cila është pika e fortë që i tërheq ndjekësit e saj, ajo është shprehur se ndan shumë foto me ndjekësit e saj, gjithashtu dhe gjëndjen emocionale në të cilën ndodhet. “Mendoj se përditshmëria ime është po aq e veçantë sa e çdo njeriu tjetër. Nuk mendoj që jeta ime është kthyer në një “reality show”- është shprehur ajo. Ajo shton se di ta ndajë botën virtuale me atë reale dhe se fama nuk ka asnjë ndikim në punën e saj si juriste. Për fotot që u përfol shumë, ku dukej krah futbollistëve të kombëtared ajo shprehet kështu: “Vazhdoj të jem shtetase shqiptare dhe si për çdo njeri kombëtarja e futbollit është krenari. Si çdo bashkëkombës tjetër, ashtu dhe unë e kam për krenari të kem foto me ta. Mendoj se ajo foto nuk përbën lajm për ta komentuar më tej”.