• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Marilyn Monroe ishte përtace dhe nuk bënte ushtrime. Po si ishte aq në formë atëherë?

Norma Jeane e njohur me emrin e artit si Marilyn Monroe ka pasur një mënyrë shumë të pazakontë për të qëndruar në formë megjithëse mbahej si shumë dembele, ndaj nëse jeni duke kërkuar për muzën tuaj, ja tek e keni.

Marilyn Monroe ishte diva që i bënte meshkujt të çmendeshin e vajzat të xhelozonin, për fizikun e  saj dhe pamjen seksi. Ajo ishte padyshim influencuese e madhe e kohës kur jetoi, por impaktin nuk e ka humbur as sot.

Të dhënat e mëposhtme do ju tregojnë me detaje si kujdesej për trupin e saj Marilyn, rrëfyer nga vetë ajo në një intervistë të publikuar më shtator 1952 në revistën ‘Pageant’.

Dieta e Marilyn ishte e pasur në proteina dhe jo aq e balancuar. “Sapo zgjohem ngroh qumësht dhe pasi ngrohet i hedh brenda dy vezë. I rrah bashkë dhe e pi përbërjen siç është teksa vishem”, tregonte ajo asokohe. Kësaj përbërje ajo i shtonte më pas edhe një kokërr, përbërja e së cilës është e panjohur.

Një nga gabimet që Marilyn bënte ishte shmangia e drekës. Nga mëngjesi ajo kalonte menjëherë tek darka që ishte sërish me bazë proteinat. “Çdo natë ndaloj tek marketi pranë hotelit dhe marr bërxolla qengji ose ca mëlçi, të cilat i gatuaj në furrë elektrike. E shoqëroj mishin me katër ose 5 karrota të ziera, se është e vetmja perime që nuk më mërzitet. Mbase jam pjesërisht lepur”, ka thënë në vazhdim Monroe.

Ajo ka pranuar edhe se ka mëkatuar herë pas here me çokollata apo akullore që i hante mbrëmjeve pas mësimeve të aktrimit.

Marilyn nuk ishte aspak e dhënë pas sporteve, por nisi të bënte pak ushtrime në mëngjes me pesha të vogla siç vetë ka treguar dhe fokusi i aty 10 minutave ushtrime ishte gjoksi. Pasi kryente proceset e para të zgjimit, ajo shtrihej me kurriz, merrte pesha 2.5 kg dhe i ngrinte me duart nga anash lart mbi kokën e saj. Këtë lëvizje e përsëriste 15 herë. Më pas, me krahët e pozicionuar në një hark 45 gradë nga toka, i lëvizte peshat me duar në formë rrethi derisa ndihej e lodhur.

Marilyn ishte ekstremisht përtace dhe gjumi për të kishte rëndësi maksimale, më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj ka rrëfyer se mundohej të flinte sa më shumë dhe të dielën e shijonte më së shumti në krevat./reistawho.com