• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Manjola Nallbani nxjerr fustanin historik 23-vjeçar…

Stili i Manjola Nallbanit , ka tërhequr gjithmonë vëmendje në eventet në të cilat ka marrë pjesë. Por ka një moment që me siguri ka mbetur në memorien e të gjithëve ne, jo vetëm për këngën e mrekullueshme “Kur e humba një dashuri” që fitoi çmimin e parë në Festivalin e 32-të të Këngës në RTSH, por edhe për veshjen e saj të veçantë sidomos për atë kohë. Ishte viti 1993, dhe fustani me mëngë të gjata i zi në pjesën e sipërme, dhe me nuancat gold dhe palat klasike në pjesën fundore, nuk mund të mos binte në sy. Aq sa shumë prej nesh e kemi memorizuar atë moment dhe e identifikojmë këngëtaren edhe me të. Ditën e djeshme, në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit, Manjola Nallbani si e ftuar speciale, përpos të tjerave prezantoi edhe tre fustane të saj nga “Koleksioni i fustaneve ndër vite të Manjola Nallbanit”. Ai me të cilin Manjola ka një lidhje të veçantë shpirtërore, është fustani historik 23-vjeçar që ajo ka veshur gjatë Festivalit të 32-të në RTSH, në të cilin ajo ishte fituesja e çmimit të parë…/Bordo