• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Manjola Nallbani një JLo shqiptare, artistet e pakrahasueshme me zërin dhe fizikun e veçantë

Performanca e Jennifer Lopez në ‘MTV Video Music Awards’ i ka mahnitur të gjithë. Pavarësisht se është rreth të 50-ave, JLo di si të zotërojë skenën dhe të ngrejë gjithë publikun në këmbë. Përveçse potencialit të saj si artiste, Jeniffer ka një fizik për t’u pasur zili. Majde ajo inspiron dhe shumë këngëtare në mbarë botën. Një prej tyre është edhe Manjola Nallbani, një ndër artistet më të mira të skenës muzikore shqiptare. Manjola ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi të shkëputura nga performanca e JLo dhe krahas tyre ka shkruar: “Pa fjalë. E pakrahasueshme”.

Në fakt duhet thënë se vetë Manjola është një artiste e kalibrit të lartë. Njësoj si Jennifer, këngëtarja shqiptare është shumë e fuqishme në skenë dhe mund të mbajë publikun për orë të tëra në këmbë me zërin e saj. Gjithashtu Manjola ka një trup për t’u admiruar edhe nga vajzat 20-vjeçare. Duhet të ndihemi me fat që dhe në Shqipëri kemi artiste të tilla të krahasueshme me ato të skenave ndërkombëtare. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE