• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Manjola Nallbani flet për familjen e saj: Dua që vajzat e mia të më shohin si mbështetje

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Manjola Nallbani ka treguar të rejat e saj në një intervistë për ‘Lart e Poshtë’ me Erladon Rexho. Përveçse ndau disa detaje nga projekti i fundit që publikoi, ajo ka folur për raportin me vëllain e saj dhe të bijat. Manjola ka treguar se vëllai i saj është bashkëpunëtor në të gjitha projektet e saj të fundit, si realizues i videoklipeve dhe e vetmja arsye që sjell ‘zënka’ mes tyre është përplasja e ideve kur punojnë.

Ndërsa kur flet për vajzat, e pushton një tjetër emocion. Pyetjes, është apo jo e rreptë me të bijat ajo i përgjigjet: “Nuk jam autoritare, por jam munduar t’i bëj të kuptojnë se unë jam njeriu që do kenë gjithmonë afër dhe do i mbështes gjithmonë. Unë nuk kërkoj që fëmijët e mi të jenë të përsosur, por jam munduar t’i rris në atë formë që të kuptojnë se jam shoqja më e mirë e tyre”. Manjola foli gjithashtu edhe për sezonin veror që sapo ka nisur, i cili përveç pushimeve me familjen, rezervon shumë koncerte dhe projekte për këngëtaren e njohur./revistawho.com