Sot në “Shihemi në gjyq” protagonistë kanë qenë këngëtarët e hitit “Të ka lali shpirt”, Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi.
Arsyeja e kësaj përballjeje lidhej me fitimet e këngës në fjalë që siç duket nuk kanë qenë të barabarta dhe kontrata e të dyve ju ka hapur problem.
Mandi e ka akuzuar Silva Gunbardhin duke u shprehur se ajo ka marrë më shumë fitime se ç’duhet dhe ai nuk ka marrë aq sa meritonte. Ai ka shtuar gjithashtu se këngëtarja ka shkelur kontratën, ka keqpërdorur emrin e tij dhe ka falsifikuar firmat.
Silva nga ana tjetër e ka mbrojtur veten duke thënë se kontratat nuk janë të falsifikuara dhe ky fakt është lehtësisht i vërtetueshëm.
Eni Çobani ka zbuluar se gjatë publikimit të “Të ka lali shpirt” nuk ka ekzistuar ligji i të drejtës së autorit.
“Ligji për të drejtën e autorit është krijuar në Shqipëri në vitin 2016, kurse kontrata juaj është e përkthyer, por përkthimi është bërë në mënyrë të jashtëligjshme”, ka konstatuar. Seanca ka përfunduar me kërkesën e Enit për ta vazhduar ndërmjetësimin në privatësi dhe pa ofeza nga ana e Mandit ndaj Silvës. Gjebrea shtoi se është krim dhe turp që Mandi nuk përfiton nga kënga ku ka hedhur mundin dhe djersën, ndërsa këngëtari në fund të seancës i dha dorën Silva Gunbardhit./revistawho.com