• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Mami Olta ia fsheh portretin, por Amari sapo e zbuloi vetë

Olta Gixhari hyn tek grupi i mamave supersticioze. Aktorja ka preferuar ta ruajë në mënyrë hermetike privatësinë e të voglit të saj duke publikuar vetëm foto ku fytyra e Amarit nuk duket. Mirëpo mesa duket vogëlushi mendon se ka ardhur koha të prezantohet me publikun.

Olta sot ka publikuar një video ku shfaqet duke shëtitur me Amarin, teksa e mban në krahë e për një moment ai kthen kokën, si për të përshëndetur ndjekësit e mamit.

Menjëherë aktorja lëviz me shpejtësi për ta fshehur portretin e vogëlushit. Megjithatë fakti që Olta videon e ka postuar, tregon se ngadalë po vjen koha që portretin e Amarit do ta shohim të plotë. Tani për tani, mjaftohemi me këtë pamje kaq të ëmbël!