• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Mami i Beyonce-s, letër dashurie për dhëndrin

Jay Z duket se është me fat pasi vjehrra e tij ka një vlerësim shumë të madh për të. Tina Knowles, e ka lavdëruar me një letër bashkëshortin e vajzës së saj, Beyonce-s, pas vendimit të tij për të shitur gjysmën e aksioneve të kompanisë së tij.

Tina shkroi një letër ku tregonte se reperi ka arritur shumë dhe nuk la askënd ta ndalonte drejt suksesit.

Letra e Tinës: “Kjo është një letër dashurie për dhëndrin tim, Shawn Carter. Arsyeja pse po e shkruaj këtë letër është sepse kohët e fundit në “Super Bowl” ne ishim dëshmitarë të gjithë që njerëzit me ngjyrë ishin ata që bënë show. Çdo person që performoi, Jazmine Sullivan, Her dhe The Weeknd shkëlqyen dhe na bënë krenarë. Nuk mund të mos kujtoj momentin kur Jay Z mori përgjegjësinë për “Super Bowl”, duke thënë se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë nëse nuk do të kishim dikë nga brenda që mund të merrte vendime.

Kam lexuar të gjitha komentet e tmerrshme që njerëzit shkruanin. Por ai vazhdoi përpara sepse çdo person që ka ndikuar në ndryshim është kritikuar. Diçka që kam vërejtur në lidhje me Jay është se ai nuk lejon atë që njerëzit thonë të mos bëjë gjërat që ai e di se janë të drejta.

Por pas shfaqjes së fundit të “Super Bowl-it” nuk lexova një koment nga një person që të thoshte se ishte kënaqur dhe se Jay Z arriti të bënte tre njerëz me ngjyrë të talentuar të mbizotëronin skenën. Ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Ka vend për të gjithë.

Sot Jay të përshëndes ty dhe vendimin tënd më të fundit në shitjen e 50% të aksioneve të kompanisë tënde. Kam parë aq shumë mirësi dhe bujari ekstreme nga ty sa që njerëzit nuk dinë asgjë! Keni pranuar publikisht kur keni bërë gabime në një mënyrë shumë të guximshme dhe me klas! Keni ndikuar tek djemtë e rinj me ngjyrë. Të dua shumë!”