Në janar të vitit të kaluar, Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Noah-s, por ndonëse vogëlushi ka mbushur 1 vjeç, nëna e moderatores ende nuk e beson dot që e bija është bërë mami. Kështu tregon Fatma e ftuar në “Fit station”, ku u shpreh se prindërit e saj po e përjetojnë kaq bukur ndjenjën e të qenurit gjyshër.
“Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah-n dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit moj ti ç’ke që s’më ke imagjinuar mua me fëmijë, se edhe mami im më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti”-tha Fatma.
E pyetur për rikthimin në ekran, moderatorja tha se këtë pjesë do ta mendojë mirë, por nga shtatori do të jetë e fokusuar në krye të televizionit “In”.
Deri atëherë shpresojmë që Fatma të vendosë edhe për t’u rikthyer në ekran sepse publikut vërtet i mungon energjia dhe spontaniteti i saj.