• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mamaja e saj feston ditëlindjen larg, moderatorja i bën dedikimin e ëmbël

E shohim shpesh në ekran për shkak të profesionit të saj si moderatore, por Fjodora Fjora është aktive dhe në rrjete sociale. Ajo ndan shpeshherë foto nga jeta private, apo ajo familjare. Ditën e sotme, moderatorja ka vendosur të urojë publikisht mamanë e saj, e cila feston ditëlindjen larg saj. “Se kuptoj pse ike në Greqi një ditë para ditëlindjes tënde o nëna, ku do ta këndojmë këngën ne ty tani? Po qirinjtë ku t’i fikim? Po ty ku të të përqafojmë? Edhe 100 e shtrenjta jonë ti, të duam pafund, nga thellësia e zemrës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë dhe ngrohtësinë që na jep, unë dhe Alteo!”, ka shkruar Fjodora. Në fotot e publikuara, mamaja e saj shfaqet krah vogëlushit të moderatores, gjë që tregon se marrëdhënia e tyre është shumë e ngushtë./revistawho.com