• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mamaja e saj feston ditëlindjen, Beatrix i dedikon fjalët e ëmbla: Jemi me fat që të kemi

Ditën e sotme, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosaj feston ditëlindjen. Sigurisht në këtë ditë të rëndësishme për Antigonën, nuk mund të mungonte një urim publik nga fëmijët e saj. Fillimisht, Beatrix ka publikuar një foto në ‘Instastory’ të mamasë së saj, ku shkruan se ndihet shumë me fat që ka një mama si ajo. Më pas, ka publikuar një foto ku duket pranë mamasë dhe vëllait të saj, ku krahas postimit shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mami. Jemi shumë të lumtur që kemi një ‘super’ mama si ti. Të urojmë që të kesh një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Zoti të bekoftë. Të duam shumë, shpresojmë ta dish këtë”. Nga ana tjetër, Albani ka bërë një urim të thjeshtë, por me vlerë në profilin e tij personal. “Gëzuar ditëlindjen mami. Të dua shumë shumë”, ka shkruar ai në foton ku shfaqet krah-për-krah me të. Antigona ka marrë shumë dhurata dhe urime të ëmbla, por duket se këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë me njerëzit e saj më të afërt, me ‘shotsa’ dhe koktejle./revistawho.com

View this post on Instagram

#mybirthday 🎉🎉🎉🎉❤️

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj) on