Aktorja shumë e dashur për publikun, e njohur në Shqipëri në rolet e “Maral” në serialin me të njëjtin emër apo si “Nihan” në “Dashuri e ndaluar”, nuk po kalon një periudhë aspak të mirë në jetën private. Fatkeqësisht mamaja e saj është diagnostifikuar me kancer, por për fat të mirë sëmundja është zbuluar në fazë të hershme që do të thotë se shancet për ta kaluar janë të larta.
Mamaja e aktores, Aysegul Kaya ka postuar një foto ku shihet Hazal duke i prerë flokët, mirëpo fansat e saj nuk e kanë pritur aspak mirë këtë veprim. Ata mendojnë se foto të tilla nuk ndikojnë pozitivisht në publik dhe e kanë kritikuar aktoren ndërkohë që mamaja e aktores me këtë foto ka dhënë një mesazh shpresëdhënës.
“Emri i kancerit duket i tmerrshëm, por është i zakonshëm. E rëndësishme është të zbulohet herët dhe të mjekohet shpejt. Faleminderit shumë për urimet tuaja”, shkroi mamaja e Hazal./xing.al