• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Maluma në një datë tjetër në Tiranë, anullohet koncerti i këngëtarit të njohur

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë është njoftuar anulimi i festimeve për ditën e verës dhe për të gjitha aktivitetet me shumë njerëz. Nisur nga kjo u përfol se edhe koncerti i Malumës që do të mbahet ditën e verës në Tiranë do të anullohej. Megjithatë, “Connext” si organizatore e këtij eventi, ka dalë me një deklaratë publike duke zbuluar vendimin e orëve të fundit. Koncerti i këngëtarit kolumbian do të shtyhet për një moment tjetër, kur situata të jetë më e qetë. Të gjithë biletat e blera nga fansat e Malumës do të përdoren për datën tjetër kur do të vendoset koncerti.

View this post on Instagram

SHTYRJE e koncertit MALUMA 14 Mars 2020. Në vijim të mbledhjes së sotme të qeverisë drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e aktiviteteve publike dhe jo publike, si edhe anullimin e grumbullimeve masive në vend, të mbyllura apo të hapura, ju bëjmë me dije që koncerti i këngëtarit MALUMA, i programuar për tu mbajtur me datë 14 Mars, do të SHTYHET në një datë të dytë. E RËNDËSISHME: Koncerti i Maluma në Tiranë do të mbahet, por në një datë tjetër! Të gjitha biletat e blera deri më tani dhe ato që do të shiten në vijim janë të vlefshme për datën e re që do të publikohet nga produksioni sapo situata të jetë më e qetë. Informuam kompaninë përgjegjëse që menaxhon tour-in e Maluma për këtë ndryshim dhe presim prej tyre të na njoftojnë për datën tjetër se kur do mbahet koncerti. Ky problem nuk është vetëm në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera që kanë probleme të theksuara me COVID-19. Stafi i Maluma po bën maksimumin që të menaxhojë këtë situatë të papreçedentë dhe koncertet të mbahen në qytetet përkatëse. Ky produksion ka në përbërjen e tij një numër shumë të madh njerëzish që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ndaj situata duhet të jetë e qetë në gjithë botën që të vijojmë me datat e reja. EDHE NJËHERË THEKSOJMË SE: Koncerti Maluma i parashikuar për tu mbajtur në Tiranë me datë 14 Mars, do të mbahet por në një datë tjetër. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe pak durim deri në anonçimin e datës së re.

A post shared by ConnextAlbania (@connext_albania) on