• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Maluma dhe Jennifer Lopez thyejnë rrjetin, këngën e re e kthejnë në sfidë për të gjithë

Dy artistët e famshëm, Maluma dhe Jennifer Lopez kanë publikuar disa orë më parë këngën e tyre më të re, e cila është e ndarë në dy pjesë dhe titullohet “Pa’ti Lonely”. Vëmendjen pa dyshim e ka marrë videoklipi dhe pamja e dy këngëtarëve. Maluma mbetet një nga meshkujt më tërheqës në botë, ndërsa JLo gjithmonë i befason të gjithë me fizikun e saj. Për të koha ka ndalur dhe vitet janë thjesht numër. Ajo çka duhet përmendur tjetër është se kjo këngë, edhe pse ka vetëm pak që është publikuar, ka thyer rrjetin. Jlo dhe Maluma kanë menduar të realizojnë edhe një kërcim tik tok-u, për ta kthyer në sfidë këtë projekt. Me siguri videot do të jenë të panumërta, duke qenë se bëhet fjalë për dy këngëtarë super të pëlqyer.