Majlinda Bregu i dhuroi fanasve të saj një intervistë virtuale ku pyetjet nuk ishin vetëm për politikën, por edhe jetën e saj jashtë profesionit. Ish-ministrja ka zbuluar foton e saj të preferuar dhe gjejeni çfarë? Shkrepja që i pëlqen më shumë i përket fëmijërisë.
Ndërsa një tjetër ndjekës i ka kërkuar një foto me të bijën. Nëse prisnit diçka të kohëve të fundit, mbase do zhgënjeheni, pasi Bregu ka publikuar një foto me Kejdën foshnje, në dukje nga një udhëtim jashtë Shqipërisë, ku ndër të tjera bie në sy pamja e ish-ministres, e cila nuk ka ndryshuar pothuajse fare me gjithë kohën që ka kaluar.
Mesa duket këto foto Majlinda i lidh me kujtime të bukura të së shkuarës, jo më kot janë zgjedhja e parë për të./revistawho.com