• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Majlinda Bregu publikon foton e rrallë me babain dhe me siguri motrat e saj do jenë ndjerë shumë “xheloze”

Majlinda Bregu pak muaj më parë u zhvendos në Sarajevë, për shkak të postit të saj të ri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Bregu ka treguar se për të nuk është e lehtë të qëndrojë larg familjes, megjithatë ajo udhëton shpesh drejt Shqipërisë. Së fundmi ajo ka treguar se është rikthyer në vendin e saj dhe se ka takuar babain. Majlinda ka publikuar një foto të rrallë pranë tij, në të cilën të dy duken shumë të lumtur. Ajo ka përmendur edhe dy motrat e saj dhe i ka pyetur se si ju duken ata të dy.

Me siguri dy motrat Bregu duhet të jenë ndjerë shumë “xheloze”, sepse edhe ato jetojnë larg Shqipërisë dhe nuk kanë mundësi ta takojnë shpesh babain e tyre. Megjithatë pavarësisht largësisë tre motrat kanë treguar se kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe së bashku ndodh që të takohen më shpesh, qoftë edhe jashtë Shqipërisë. /revistawho.com