Edhe pse i dhanë fund lidhjes së tyre shumë kohë më parë, Majk dhe Majlinda vazhdojnë të ruajnë një raport shumë të mirë bashkë për hir të djalit të tyre, të quajtur Roan.
Hera herës i vogli ka pushuar me të atin apo ka vizituar dyqane plot me lodra ku kanë zgjedhur bashkë çfarë Roani ka pasur dëshirë, e herë të tjera ai është parë në krahët e nënës së tij, Majlindës.
Megjithatë kjo fundjavë duket se i ka bërë bashkë Majlindën dhe Majkun në një vend, ku Roani ka pritur dhe dëborën e parë të këtij viti.
Ka qepë reperi ai i cili ka ndarë një pamje të shtëpisë nga e cila është zgjuar sot, ku kanë rënë në sy pemët dhe dëbora.
Po të njëjtin moment ka zgjedhur ta ndajë edhe Majlinda, shoqëruar me disa pamje të Roanit të qeshur.
Dyshja ka arritur të gjejë mënyrën më të mirë për të bërë të lumtur vogëlushin e tyre, duke ndarë fundjavat bashkë për t’i ruajtur kujtime shumë të vlefshme Roanit kur të rritet./revistawho.com