Majk është një nga reperët që përflitet më shpesh, përsa i përket jetës së tij private. Pas ndarjes me Majlindën, nënën e djalit të tij, ai u kap mat pak kohë më parë në Selanik, në shoqërinë e një vajze të re. Duket se historia e tij e dashurisë me vajzën e panjohur vazhdon, pasi ai është fotografuar sërish teksa ecën me vajzën në fjalë dhe i ka hedhur dorën në qafë, ashtu si në foton e parë që qarkulloi. Me sa duket Majk ështê shumë i dashuruar dhe nuk i interesojnë sytë e kuriozëve.