• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Majk flet për ndjenjat dhe Majlindën: Dashnia për mua ka peshë të madhe

Reperi nga Kosova Majk së fundmi më shumë se sa për këngët është përfolur për jetën e tij private. Disa javë më parë ai konfirmoi publikisht dashurinë për një bukuroshe nga Kosova që quhet Majlinda Zeka, e njihet ndryshe edhe si bomba e Instagramit në sajë të formave të saj të rrumbullakosura dhe tipareve të bukura të fytyrës. Por siç ishte i beftë lajmi i lidhjes, po aq i papritur dhe ai i ndarjes. Vetëm se arsyet e vërteta të lamtumirës së tyre, nuk u bënë kurrë të ditura. Paçka gjithë kësaj, në një intervistë për revistën “Story” e cila me shumë gjasë është realizuar para se çifti të ndahej, ai flet për Majlindën dhe dashurinë. “Majlinda quhet. Kush është e tek është, me kohë do dalin… Dashnia ka peshë të madhe tek unë, kur ja vlen personi tjetër. Për martesën s’mendoj ende. Është herët”, ka thënë reperi.