Këngëtarja Madonna i ka shokuar të gjithë gjatë performancës së saj në Melburn të Australisë. Ajo është shfaqur në skenë e dehur, me një gotë tekila në dorë duke ofenduar rëndë ish-bashkëshortin e saj. Në një moment ajo u drejtua nga publiku dhe ka thënë : “Dikush të më p*llojë. Dikush të kujdeset për mua ju lutem. Kush do të kujdeset për mua ?”. Madonna ka quajtur ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie,“bir k*rve”. Këngëtarja është shfaqur gjatë gjithë koncertit e trishtuar, për shkak se djali i saj nuk do të jetojë më me të, por me të atin.